14:07 / 28.02.2022
Ukraina kërkon nga Abramovich zgjidhjen e konfliktit me Rusinë
Përderisa bisedimet po zhvillohen në Bjellorusi ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ukrainas, BBC merr vesh se pronari i klubit Chelsea FC, Roman Abramovich është kontaktuar nga zyrtarë ukrainas për të ndihmuar përmes ndikimit të tij që të arrihet “rezolutë paqësore” ndaj konfliktit.
Zëdhënësi i Abramovich tha se ai ishte kontaktuar nga zyrtarë ukrainas dhe “dhe po përpiqet të ndihmojë’.
Abramovich njoftoi të shtunën se “administrimi kujdestar” i Chelsea-s po u jepet të besuarve të fondacionit bamirës të klubit.
Abramovich, 55 vjeçar, është një ndër njerëzit më të pasur dhe besohet që është i afërt me presidentin Putin.























