Shmygal: Po aplikojmë për t’u anëtarësuar në BE
BKT
   Ukraina

Shmygal: Po aplikojmë për t’u anëtarësuar në BE

Ukraina po përgatit aplikimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian sipas një procedure të veçantë, tha kryeministri Denis Shmygal.

Me anë të një statusi në median e tij sociale, kryeministri ukrainas tha se populli i tij e ka vërtëtuar që janë pjesë “integrale e komunitetit evropian”.

“Ukrainasit kanë vërtetuar prej kohësh se ne të gjithë jemi pjesë integrale e komunitetit evropian. Është koha për ta hedhur këtë në letër. Ukraina po aplikon për anëtarësim në BE sipas një procedure të veçantë”.

Shmygal shkroi që ai vetë kishte komunikuar me homologun slloven për këtë çështje, po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Veprimet e pushtuesit morën rezistencë të paparë. Ukrainasit kanë bërë prej kohësh zgjedhjen e tyre të qytetërimit. Shpresojmë që vendimi të merret menjëherë. Siç vuri në dukje Presidenti, kjo është edhe e mundur edhe e drejtë”, mbyll shkrimin kryeministri ukrainas.