16:34 / 28.02.2022
Përfundon takimi Ukrainë -Rusi; Podoljak: Raund i ri së shpejti
Një këshilltar nga zyra e presidentit ukrainas, Mikhail Podoljak, deklaroi se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës megjithatë po vazhdojnë.
Ai njoftoi në Twitter se raundi i tretë do të fillojë së shpejti, transmeton Russian Tass. Më herët, këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme nga Kievi, Anton Gerashchenko, tha se bisedimet mes dy palëve në kufirin ukrainas-bjellorusi kanë përfunduar.
“Negociatat mes delegacionit ukrainas dhe atij rus po vazhdojnë. Raundi i tretë do të fillojë pas pak minutash”, ka shkruar Podoljak në Twitter.
“Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko më herët në llogarinë e tij në Telegram, raportoi Interfax ukrainas.























