Rreth 350 mijë refugjatë kanë hyrë në Poloni nga Ukraina
BKT
   Ukraina

Rreth 350 mijë refugjatë kanë hyrë në Poloni nga Ukraina

Rreth 350,000 mijë persona kanë hyrë në Poloni nga Ukraina prej kur Rusia ka pushtuar këtë shtet”, ka thënë zëvendësministri i Brendshëm polak, Maciej Wasik.

“Në 24 orët e fundit, 100,000 persona kanë hyrë në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës”, ka thënë Wasik për transmetuesin publik, Polskie Radio 1.

“Në total, nga dita e enjte kanë qenë 350,000 refugjatë”, tha ai.