Skena emocionuese në sesionin special të Parlamentit Evropian
BKT
   Ukraina

Skena emocionuese në sesionin special të Parlamentit Evropian

Presidentja e Parlamnetit Evropian, Roberta Mesola tha se Parlamenti mirëpret aplikimin e Ukrainës për tu bërë anëtar i BE-së dhe do të punojë për ta bërë këtë realitet.

Skena emocionuese kanë përshkuar hapjen e sesionit të posaçëm të Parlamentit Evropian të thirrur për të debatuar për konfliktin në Ukrainë.

Sesioni filloi duke duartrokitur dhe brohoritur  për amabsadorin e Ukrainës, dhe eurodeputetët që kishin veshur bluza me flamurin e  Ukrainës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola lavdëroi heroizmin e popullit të Ukrainës për mbrojtjen e vendit dhe falenderoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që i’u bashkua sesionit përmes video-linkut, duke thënë se e falenderon atë që po i tregon botës se çka do të thotë të rezistojë. “ Faleminderit që na përkujton rrezikun e agrogancës”.

Mesola gjithashtu tha se Paralmenti Evropian mirëpret aplikimin e Ukrainës për tu bërë anatër i BE-së dhe do të punojë për ta bërë këtë realitet.