Pas sanksioneve evropiane pronari i Nord Stream 2 shqyrton falimentimin
Burime brenda kompanisë Nord Stream 2 AG i kanë thënë Reuters se kompania zvicerane që ka ndërtuar gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia për në Gjermani po shqyrton mundësinë e deklarimit të falimentimit të këtij tubacioni pas sanksioneve evropiane.
Kompania zvicerane Nord Stream 2 AG që ka ndërtuar gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia për në Gjermani po shqyrton mundësinë e deklarimit të falimentimit të këtij tubacioni pas sanksioneve evropiane.
Gjermania ndaloi projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i planifikuar të dyfishojë furnizimin e Gjermanisë me gaz rus, pasi Rusia njohu zyrtarisht pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore.
Projekti energjetik më përçarës i Evropës, në vlerë 11 miliardë dollarësh, përfundoi në shtator, por nuk hyri në funksion në pritje të certifikimit nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian.























