14:54 / 01.03.2022
OKB vlerëson se një milion njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës
Komisariati i Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë në Ukrainë,njofton se rreth një milion njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës pas sulmit të Rusisë.
Përfaqësuesja e Komisariatit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Ukrainë, Karolina Lindholm Billing ka njoftuar se rreth një milion njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës pas sulmit të Rusisë.
"Vlerësojmë se duhet të jenë rreth një milion njerëz që janë zhvendosur brenda vendit ose që janë aktualisht në lëvizje në përpjekje që të shkojnë në një vend më të sigurt", ka thënë Karolina Lindholm Billing në një konferencë për media në Stokholm.
Ajo paralajmëroi se agjencia ende nuk ka shifra të plota për numrin e të zhvendosurve.























