16:57 / 01.03.2022
Sulm vdekjeprurës në kullën televizive në Kiev
Forcat ruse kanë shkatërruar sot infrastrukturën e transmetimit televiziv në Kiev
Të paktën pesë persona raportohet të jenë vrarë nga një sulm rus në kullën e transmetuesve televiziv në Kiev, duke goditur objektet e transmetimit aty pranë, thonë zyrtarët ukrainas
Sulmi vjen pasi më herët ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi banorët e kryeqytetit ukrainas, Kiev se po përgatitet të godasë objektiva të tjera në kryeqytet.
Ndërkohë një autokolonë e madhe ushtarake ruse, e gjatë rreth 65 kilometra, po i afrohet kryeqytetit të Ukrainës.























