21:19 / 01.03.2022
Nesër zhvillohen finalet e ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll
Nesër, e mërkurë do të zhvillohen finalet në të dy konkurrencat të ligës së përbashkët në volejboll ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e quajtur “Gjergj Kastrioti`.
Liga e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e cila erdhi falë një bashkëpunimi të zellshëm mes FVK-së dhe FSHV-së, mbyllet me finalet që luhen nesër, më 2 mars. Në konkurrencën e femrave, Skenderbeu luan kundër Tiranës me fillim nga ora 16:30 në palestrën “Feti Borova” në Tiranë, ndërsa në konkurrencën e meshkujve, Tirana në po të njëjtën ditë dhe palestër ndeshet me Erzenin me fillim nga ora 19:30.























