Mbrojtja ajrore e Ukrainës vazhdon të ketë epërsi ndaj asaj ruse
Sipas vlerësimeve të Pentagonit, Rusia ka hedhur rreth 400 raketa, por sistemi ukrainas i mbrojtjes kundër-ajrore mbetet i zbatueshëm.
Pentagoni ka bërë vlerësimin e fundit të pushtimit rus, duke theksuar një epërsi të ndjeshme të forcave ajrore të Ukrainës ndaj atyre ruse.
Sipas analizës së ushtrisë amerikane eksiton një moral i ulët në mesin disa segmenteve të forcës ajrore ruse që edhe pas gjashtë ditësh ende nuk kanë arritur të vendosin epërsi ajrore ndaj asaj të Ukrainës. Sipas vlerësimeve të Pentagonit, Rusia ka hedhur rreth 400 raketa, por sistemi ukrainas i mbrojtjes kundër-ajrore mbetet i zbatueshëm.
Gjithashtu raportohet se lëshuesit që mund të përdoren për armë termo-barike janë parë brenda Ukrainës, por inteligjenca amerikane nuk ka mundur të konfirmojë nëse ndonjë nga armë termo-barike është brenda vendit.
Rreth 80% e trupave ruse që kishin rrethuar Ukrainën tani janë brenda ish republikës sovjetike dhe ka të dhëna se disa njësive ruse po u mbaron ushqimi dhe karburanti.























