13:55 / 02.03.2022
Vazhdojnë protestat kundër pushtimit të Ukrainës
Më shumë se 5,000 protestues janë arrestuar në gjithë Rusinë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Mijëra njerëz po protestojnë edhe sot në sheshet e qyteteve dhe para ambasadave ruse në të gjithë globin, duke kundërshtuar fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës.
Në Rusi, vatra më e madhe e protestave vazhdon të jetë Shën Petersburgu, ku sipas organizatave për të drejtat e njeriut policia ka goditur protestuesit, duke arrestuar mijëra njerëz.
Rrjeti “Projekt”, i mediave ruse, i specializuar për gazetari hulumtuese dhe të drejtat e njeriut, që lufton persekutimin politik, thotë se më shumë se 5,000 demonstrues janë arrestuar në të gjithë Rusinë që kur presidenti, Vladimir Putin filloi luftën kundër Ukrainës.























