Lavrov thotë se lufta e tretë botërore do të jetë bërthamore
BKT
   Ukraina

Lavrov thotë se lufta e tretë botërore do të jetë bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar Perëndimin se një luftë e tretë botërore `do të jetë bërthamore dhe shkatërruese`, përderisa po intensifikohen pasojat ndaj Rusisë pas pushtimit të ndaj Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar Perëndimin se një luftë e tretë botërore 'do të jetë bërthamore dhe shkatërruese', përderisa po intensifikohen pasojat  ndaj Rusisë pas pushtimit të ndaj Ukrainës.

Në një kërcënim për NATO-n, që të mos përfshihet në Ukrainë, Lavrov tha se çdo luftë e ardhshme botërore do të bëhet me armë bërthamore - një deklarim që vjen pak ditë pasi, presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se çdo vend që dërgon trupa në Ukrainë do të përballet me pasoja të rënda.

Ministri i Jashtëm ka thënë gjithashtu se Moska është e gatshme  për një raund të dytë negociatash që synojnë arritjen e paqes në Ukrainë, duke akuzuar Kievin për vonimin e qëllimshëm të procesit negociator pas të cilit sipas tij është kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.