Rusia dhe Ukraina mbajnë raundin e dytë të bisedimeve për armëpushim
BKT
   Ukraina

Rusia dhe Ukraina mbajnë raundin e dytë të bisedimeve për armëpushim

Raundi i dytë i negociatave për armëpushim mbahet në një zonë kufitare në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.

 

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë po mbajnë sot një raund tjetër të bisedimeve për një armëpushim të mundshëm  dhe palët kanë konfirmuar se përbërja e delegacioneve dhe vendi do të jenë të njëjtë.

CNN raporton se  raundi i dytë i negociatave për armëpushim mbahet në një zonë kufitare në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.

Raundi i parë i bisedimeve që u zhvillua të hënën zgjati  më shumë se pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim.

Ndërkohë Rusia ka shtuar sulmet në qytetet kryesore të Ukrainës, dhe  presidenti  ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi sot sërish më shumë ndihmë ndërkombëtare.