Biden: Është e qartë se Rusia ka për cak civilët
Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se megjithatë është " herët për të thënë" nëse Rusia po kryen krime lufte.
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë sot se Rusia po godet qëllimisht civilët në Ukrainë, por nuk pranoi të komentojë nëse beson se ushtria ruse po kryhen krime lufte.
“Është e qartë se ata kanë për cak civilët”, tha Biden.
I pyetur nëse Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë, Biden tha se administrata amerikane po e ndjek nga afër çdo veprim rus dhe “është shumë herët për ta thënë këtë”.
Përderisa SHBA po kërkon mënyra për ta ndëshkuar Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës, Biden përsëriti gjithashtu se sanksionimi i eksporteve ruse të naftës mbetët një mundësi tjetër, përderisa zyrtarët paralajmëruan se po punojnë për të minimizuar ndikimin e këtij veprimi në çmimet e naftës në SHBA dhe në nivel global. "Asgjë nuk është jashtë tryezës," tha Biden.























