21:32 / 02.03.2022
Zelensky: Mirënjohës të gjithëve që votuan rezolutën që dënon pushtimin rus
E lavdëroj miratimin e OKB-së me një shumicë të paprecedentë votash të rezolutës me një kërkesë të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar ndaj Ukrainës. I jam mirënjohës të gjithëve dhe çdo shteti që votoi pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Twitter.
“Rezultatet shkatërruese të votimit në Ukrainë për agresorin tregojnë bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona”, shkruan Zelensky.























