08:52 / 03.03.2022
1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina brenda një jave
Një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, njoftoi Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi në një postim në “Twitter” të mërkurën në mbrëmje.
“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje,” tha Grandi.
Ai ka bërë thirrje që të lihen armët.
“Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin, në mënyrë që të mund të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare”, përfundon shkrimi i Grandit në “Twitter”.
Mëngjesin e 24 shkurtit Rusia pushtoi Ukrainën.























