Pushtimi i Ukrainës - Dita 8
BKT
   Ukraina

Pushtimi i Ukrainës - Dita 8

Në ditën e tetë të pushtimit të Ukrainës ,forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit kyç jugor të Khersonit. Shpërthime të forta kanë tronditur Kievin dhe qytetet e tjera. Kherson është qyteti i parë i madh ukrainas që është pushtuar që nga fillimi i pushtimit.

22.42 I Ukraina e Rusia bëjnë pak përparim në negociate rreth korridoreve humanitare

Delegacionet negociatore të Rusisë dhe Ukrainës kanë rënë dakord të enjten se ekziston nevoja për të krijuar korridore humanitare që ndihmojnë në largimin e civilëve nga zonat e fushëbetejave.

Përderisa Ukraina po kërkon armëpushim dhe korridore humanitare për civilët, Rusia po kërkon që Ukraina të mbetet shtet neutral, të mos anëtarësohet në NATO dhe BE, në Ukrainë të zgjidhet një qeveri tjetër si dhe të largohet presidenti, Volodymyr Zelensky.

Reuters raporton se pas 8 ditë pushtimi të Ukrainës vërehet një përparim i vogël në frymën e bisedimeve dhe vjen pasi sanksionet e Perëndimit po gausin gjithnjë e më ashpër shumë oligarkë rus të lidhur me presidentin, Vladimir Putin.

Mijëra  njerëz  janë vrarë deri më tani  në atë që tashmë po regjistrohet sulmi më i madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina  ka arritur në mbi një milion, ndërsa Kremlini vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug të Ukrainës.

 

19.10 I Zelensky  kërkon takim direkt me Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr  Zelensky i ka kërkuar homologut të tij rus,Vladimir Putin bisedime direkte, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t'i dhënë fund luftës mes të dy vendeve.

Zelensky gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit që ta mbështes më shumë forcën ajrore të Ukrainës me avionë luftarakë  për të luftuar ndaj pushtimit rus.

Ndërkohë Putin po këmbëngul se lufta po shkon sipas planifikimit, se  deri më tani ka marrë vetëm një qytet të madh të Ukrainës.

16.18  I Nis raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë – Rusi

Raundi i dytë i bisedimeve mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës ka nisur sot në Bjellorusi, në një zonë afër kufirit me Poloninë, dhe delegacionet negociatore përbëhen nga përfaqësuesit e njëjtë që zhvilluan të hënën raundin e parë të bisedimeve.

Autoritet po kërkojnë të krijojë korridore humanitare, rrugë për civilët për të shmangur zonat e goditura nga konflikti.

Në një postim në Facebook, negociatorit ukrainas, Davyd Arakhamia, ka thënë se Ukraina po kërkon që Rusia të mundësojë lëvizjen e civilëve dhe automjeteve humanitare.

Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina  ka arritur në mbi një milion, ndërsa Kremlini vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug të Ukrainës.

Raundi i parë i bisedimeve  që zgjati për orë të tëra të hënën përfundoi pa ndonjë rezultat.

 Ukraina po kërkon armëpushim dhe largimin e trupave ruse nga Ukraina. Ndërsa Rusia po kërkon që Ukraina të mbetet shtet neutral, të mos anëtarësohet në NATO dhe BE, në Ukrainë të zgjidhet një qeveri tjetër si dhe të largohet presidenti, Volodymyr Zelensky.

Pushtimi i Ukrainës ka hyrë në javën e dytë dhe presidenti, Volodymyr Zelensky po bën thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare, përderisa  ushtria ruse ka rrethuar qytetet kryesore të Ukrainës.

15. 45 I Rusia shkëputet nga rrejti global i rezervimit të fluturimeve

Sistemi i rezervimit të ka shkëputur marrëveshjen me transportuesin që është në pronësi të qeverisë ruse, një goditje ndaj industrisë ruse të aviacionit.

Linja ajrore ruse është përjashtuar nga sistemi global i rezervimeve të fluturimeve, një goditje tjetër për mundësinë e udhëtimit në Rusi.

Sistemi i rezervimit të fluturimeve që është shtylla qendrore e linjave ajrore në gjithë botën, ka njoftuar sot se ka shkëputur marrëveshjen me transportuesin në pronësi të qeverisë ruse, gjë do të pengojë ndjeshëm udhëtimet për në Rusi.

Kompania Saber ka njoftuar se Aeroflot-i rus është hequr nga sistemi i saj global i shpërndarjes, që do të thotë se linja ajrore nuk do të shfaqet në "tregun e saj të përdorur nga agjencitë e udhëtimit dhe  faqet e internetit të udhëtimit” për të rezervuar bileta fluturimesh".

Në fillim të kësaj jave, Boeing dhe Airbus thanë se nuk do të bënin më biznes me kompanitë ruse.

 

15.15 I Qytetet kryesore të Ukrainës të rrethuara nga forcat ruse

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit jugor, Kherson në Ukrainë, qyteti i parë më i madh pas Kievit që ra në duar e rusëve.

 Reuters raporton se nëse  në ditët e ardhshme ushtria ruse merr kontrollin e më shumë qyteteve jugore, forcat ukrainase mund të shkëputen nga qasja në det që do të jetë një goditje për pozicionin mbrojtës të Ukrainës.

 Në Mariupol, qytetin port strategjik  të Ukrainës afër kufirit rus, banorët janë bllokuar nga granatimet intensive ruse dhe raportohet për dhjetëra civilë të vrarë.

Ndërkohë kryeqyteti,  Kiev mbetet nën kontrollin e qeverisë përderisa një  autokolonë e madhe e blinduar ruse  në gjatësi rreth 60 kilometra po vazhdon të lëviz drejt  kryeqendrës ukrainase.

  Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov  ka paralajmëruar se një luftë e tretë botërore do të ishte bërthamore, por sipas tij Rusia nuk po e planifikon këtë  luftë.

15. 10 I Putin i thotë Macron se do ta demilitarizojë Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macro se Rusia me sukses do ta përmbyll misionin e demilitarizimit të Ukrainës dhe do ta bëjë atë neutrale, duke përsëritur se ky është qëllimi final i tij.

CNN citon Putin të ketë thënë se çfarëdo përpjekje e Ukrainës për t’i vonuar bisedimet rezulton në shtimin e kërkesave të Rusisë.

 Gjithashtu Putin ka thënë të mos jetë i kënaqur me bisedën e presidentit, Macron që e konsideron presidentin rus të vetmin përgjegjës për fillimin e luftës.

14.42 I Zelenskyy i quan trupat ruse “fëmijë të hutuar”

Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se 16 mijë luftëtarë të huaj i janë bashkuar forcave të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar forcave ruse të largohen nga vendi i tij, duke i përshkruar si “ fëmijë të hutuar”.

Zelenskyy gjithashtu u ka bërë thirrje ukrainasve të rezistojnë duke u zotuar se pushtuesit nuk do të kenë “ asnjë moment të qetë.

“Ata nuk do të kenë qetësi këtu”, tha Zelenskyy.

 “Mbroni ata që flasin rusisht në vendin tuaj, jo ata nëpër botë”, ka shtuar presidenti ukrainas.

Zelenskyy tha se Rusia po ndryshon taktikat e luftës, duke bombarduar civilët dhe duke provuar se Ukraina është e suksesshme në mbrojtjen e saj.

Ai njoftoi deri më tani  më shumë se 16 mijë luftëtarë vullnetarë të huaj i janë bashkuar forcave të Ukrainës.

Gjithashtu Zelenskyy tha se  mbi 7000 ushtarë rusë janë vrarë  nga forcat e Ukrainës.

 

13.22 I Vazhdon sot raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë – Rusi

Raundi i dytë i bisedimeve mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës zhvillohet  sot në Bjellorusi, në një zonë afër kufirit me Poloninë, dhe delegacionet negociatore përbëhen nga përfaqësuesit e njëjtë që zhvilluan të hënën raundin e parë të bisedimeve.

Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare,  rrugë për civilët për të shmangur zonat e goditura nga konflikti.

Në një postim në Facebook, negociatorit ukrainas, Davyd Arakhamia, Ukraina po kërkon që Rusia të mundësojë lëvizjen e civilëve dhe automjeteve humanitare.

Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina  ka arritur në mbi një milion, ndërsa Kremlini vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug të Ukrainës.

Raundi i parë i bisedimeve  që zgjati për orë të tëra të hënën përfundoi pa ndonjë rezultat.

 Ukraina po kërkon armëpushim dhe largimin e trupave ruse nga Ukraina. Ndërsa Rusia po kërkon që Ukraina të mbetet shtet neutral, të mos anëtarësohet në NATO dhe BE, në Ukrainë të zgjidhet një qeveri tjetër si dhe të largohet presidenti, Volodymyr Zelensky.

Pushtimi i Ukrainës ka hyrë në javën e dytë dhe presidenti, Volodymyr Zelensky po bën thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare, përderisa  ushtria ruse ka rrethuar qytetet kryesore të Ukrainës.

12:40 | Liz Truss: Duhet ta dobsojmë ekonominë ruse

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, e cila po qëndron në Lituani, ka thënë se ndalja e agresionit rus është një luftë “jo vetëm për lirinë dhe vetëvendosjen e Ukrainës”, por për “për lirinë dhe sigurinë e të gjithëve”.

Ajo ka insistuar se “duhet të shkojmë tutje”, duke përfshirë ndalimin e të gjitha bankave ruse nga sistemi i pagesave SWIFT.

“Duhet ta degradojmë ekonominë ruse”, ka thënë Truss.

“Duhet të sigurohemi që ekonomia ruse do të dobësohet, në mënyrë që t’i pamundësohet financimi i Putinit dhe makinave ushtarake”, ka thënë ndër të tjera Truss.

12:20 | Zv/kryeministrja e Ukrainës: NATO i ka duart e gjakosura, gjithashtu

Në një intervistë dhënë BBC-së, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, , Olha Stefanishyna, ka thënë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e civilëve në vend, pasi po refuzuon të detyrojë një zonë të ndalimit të fluturimeve mbi Ukrainë.

Ajo ka shtuar se është “jo-njerzore të mos merret një vendim i tillë kur dihet se popullsia civile dhe fëmijët do të vriten”.

“Gjaku i këtyre civilëve – përfshirë nënën dhe babain e dy fëmijëve që lindën dje dhe sot humbën prindërit në një strehimore – nuk është vetëm në duart e rusëve”.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës kërkoi falje për këtë qasje jo aq diplomatike, por tha se ajo po fliste nga “një strehimore kundër bombardimeve”.

11:39 | Zelensky: Një virus tjetër na ka sulmuar

Në një video mesazh të postuar në Facebook, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelesnky i thotë presidentit rus: “Shko në shtëpi. Në shtëpinë tënde”.

Ai i thotë Putinit se duhet t’i mbrojë qytetarët rusë, jo në gjithë botën, “por në shtëpinë tënde”.

“Janë goxha disa edhe atje gjithashtu. Rreth 150 milionë”, tha Zelensky, duke iu referuar numrit të popullsisë ruse.

Zelensky gjithshtu krahason pushtimin rus me një virus, duke thënë se janë bërë dy vite që nga koha kur Ukraina shënoi rastin e parë me virusin Covid-19.

“Po bëhet java që tani na ka sulmuar një virus i ri”, ka thënë Zelensky.

 

 

11:15 | Lavrov krahason SHBA-në me Hitlerin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konference për shtyp, ka krahasuar SHBA-në me Hitlerin, për shkak të, siç ka thënë ai, “nënshtrimit të Evropës”.

Ai ka përsëritur pretendimet e Rusisë se qeveria e Ukrainës është regjim neo-nazist dhe se bandat po plaçkisin qytete, përfshirë Mariupol. Por, BBC raporton se nuk ka parë dëshmi për pretendimet e Lavrovit.

Lavrov gjithashtu ka thënë se ukrainasit tani “po përpiqen t’i përdorin civilët si mburoja njerëzore”.

Ministri i Jashtëm rus gjithashtu tha se NATO po përpiqet të forcojë sigurinë e Perëndimit, në krah të Rusisë.

Ai ka krahasuar SHBA-në me Napoleonin dhe Hitlerin, duke thënë se “dikur, Napoleoni dhe Hitleri kanë pasur qëllime për ta nënshtruar Evropën – tani këtë qëllim e kanë Amerikanët”.

10:30 | U ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Paraolimpike

Atletëve rusë dhe bjellorusë u ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Paraolimpike në Pekin. Kjo vjen pas kërcënimeve të ekipeve tjera se do ta bojkotojnë këtë organizim sportive, nëse Rusia merr pjesë.

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Paraolimpike se vendimi ia ndalon pjesëmarrjen edhe Bjellorusisë, për shkak të rolit të saj në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ky vendim erdhi një ditë pasi Komiteti Ndërkomëbtar u mundësoi atëletëve të dyja vendeve pjesëmarrjen si neutral, duke thënë se trupi drejtues i ka ndjekur rregullat dhe se “atletët nuk janë agresorët”.

10:17 | Qytetarët e Khersonit kanë nevojë për “ushqim dhe barna”

BBC raporton se qytetarët në qytetin e pushtuar të Khersonit kanë nevojë për ushqim, ujë dhe barna.

Një prej vullnetarëve në qendrat që po u ofrojnë ndihmë njerëzve, i ka treguar BBC-së se furnizimet me ushqim janë të pamjaftueshme dhe se ka shumë civilë të plagosur që kanë nevojë për ofrimin e ndihmës së nevojshme mjeksore.

Ai ka treguar se rusët “nuk po e lejojnë Kryqin e Kuq që të sjellë barna dhe ambulanta për të ndihmuar njerëzit”.

10:00 | Franca kërkon nga qytetarët e saj ta lëshojnë Rusinë

Nëse prania e tyre nuk është qenësore në Rusi, qeveria franceze u ka sugjeruar qytetarëve të saj ta lëshojnë këtë vend.

Edhe shtetet e tjera kanë këshilla të ngjashme për qytetarët e tyre.

Zyra e Jashtme britanike “këshillon qytetarët e saj kundër çdo lloj udhëtimi në gjithë Rusinë”.

Departamenti amerikan i Shtetit këshillon njëlloj. Sipas departamentit, janë disa faktorë, që përfshijnë “ngacmim të mundshëm kundër qytetarëve amerikanë nga zyrtarë të qeverisë ruse”.

1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina brenda një jave

Një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, njoftoi Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, në një postim në “Twitter” të mërkurën në mbrëmje.

“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatëve nga Ukraina në vendet fqinje,” tha Grandi.

Ai ka bërë thirrje që të lihen armët.

“Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin, në mënyrë që të mund të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare”, përfundon shkrimi i Grandit në “Twitter”.

Mëngjesin e 24 shkurtit Rusia pushtoi Ukrainën.

Rusia pushton qytetin e Khersonit

Në një përditësim të e fundit, ushtria e Ukrainës ka pohuar se forcat ruse mbeten "të pasuksesshme" në drejtimet që po synojë  dhe se qyteti jugor i Mariupolit mbetet në duart e Ukrainës.

 Mariupol, i cili ka përjetuar bombardime intensive, shihet si një çmim kyç për rusët, pasi do të bashkonte forcat e tyre në jug dhe në lindje. Sipas deklaratës ushtarake, forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre në zonat afër kryeqytetit Kiev - Vyshgorod, Fastiv dhe Obukhiv. Sipas raportimeve, parashutistët rusë janë percjellë në rajonin e Detit të Zi së bashku me anije me raketa, duke u drejtuar në drejtim të qytetit jugor të Odesës.

Lajme të tjera në ditën e tetë të pushtimit:

• Një zyrtar i mbrojtjes amerikane thotë se një kolonë masive me automjete ushtarake ruse pranë Kievit ka "ngecur" për shkak të mungesës së karburantit dhe ushqimit.

• Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video natën vonë, duke lavdëruar guximin e qytetarëve në mbrojtjen e vendit të tyre.

• Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë është nisur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.

• Më shumë se një milion njerëz janë larguar tani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, thotë OKB.

• Rusia ka pranuar për herë të parë se ka pësuar viktima ushtarake gjatë sulmit të saj në Ukrainë, rreth 500 personel ushtarak të vrarë dhe rreth 1,600 të plagosur.