Ministria britaneze e mbrojtjes:Kharkiv, Chernihiv e Mariupol nuk pushtohen
Qytetet ukrainase Kharkiv, Chenihiv dhe Mariupol mbeten “në duart e Ukrainës”, pavarësisht bombardimeve nga forcat ruse, thuhet në komunikatën e ministrisë britaneze e mbrojtjes.
“Disa forca ruse kanë hyrë në qytetin Kherson, por situata ushtarake mbetet e paqartë”, thotë ministria.
Megjithatë, kryebashkiaku i qytetit, Ihor Kolykhaiev shkroi të mërkurën në Facebook se ushtria ukrainase nuk është prezente në Kherson dhe pranon se qyteti ka rënë nën kontrollin rus.
Sipas burimeve të ministrisë britanike, kolona ushtarake ruse është afruar mbi 30 km afër qendrës së kryeqytetit Kiev.
“Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se janë vrarë 498 ushtarë rusë dhe mbi 1500 janë plagosur në luftën e Putinit. Numri actual i ushtarëve të vrarë dhe të plagosur konsiderohet më i lartë”, thuhet në komunikatë./CNN























