Franca kërkon nga qytetarët e saj ta lëshojnë Rusinë
BKT
   Ukraina

Franca kërkon nga qytetarët e saj ta lëshojnë Rusinë

Qeveria franceze ka kërkuar nga qytetarët e saj që ta lëshojnë Rusinë, pas eskalimit të konfliktit me Ukrainën.

 Nëse prania e tyre nuk është qenësore në Rusi, qeveria franceze u ka sugjeruar qytetarëve të saj ta lëshojnë këtë vend.

Edhe shtetet e tjera kanë këshilla të ngjashme për qytetarët e tyre.

Zyra e Jashtme britanike “këshillon qytetarët e saj kundër çdo lloj udhëtimi në gjithë Rusinë”.

Departamenti amerikan i Shtetit këshillon njëlloj. Sipas departamentit, janë disa faktorë, që përfshijnë “ngacmim të mundshëm kundër qytetarëve amerikanë nga zyrtarë të qeverisë ruse”.