Qytetarët e Khersonit kanë nevojë për “ushqim dhe barna”
BKT
   Ukraina

Qytetarët e Khersonit kanë nevojë për “ushqim dhe barna”

BBC raporton se qytetarët në qytetin e pushtuar të Khersonit kanë nevojë për ushqim, ujë dhe barna.

Një prej vullnetarëve në qendrat që po u ofrojnë ndihmë njerëzve, i ka treguar BBC-së se furnizimet me ushqim janë të pamjaftueshme dhe se ka shumë civilë të plagosur që kanë nevojë për ofrimin e ndihmës së nevojshme mjeksore.

Ai ka treguar se rusët “nuk po e lejojnë Kryqin e Kuq që të sjellë barna dhe ambulanta për të ndihmuar njerëzit”.