Lavrov krahason SHBA-në me Hitlerin
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një conference për shtyp, ka krahasuar SHBA-në me Hitlerin, për shkak të, siç ka thënë ai, “nënshtrimit të Evropës”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konferencë për shtyp, ka krahasuar SHBA-në me Hitlerin, për shkak të, siç ka thënë ai, “nënshtrimit të Evropës”.
Ai ka përsëritur pretendimet e Rusisë se qeveria e Ukrainës është regjim neo-nazist dhe se bandat po plaçkisin qytete, përfshirë Mariupol. Por, BBC raporton se nuk ka parë dëshmi për pretendimet e Lavrovit.
Lavrov gjithashtu ka thënë se ukrainasit tani “po përpiqen t’i përdorin civilët si mburoja njerëzore”.
Ministri i Jashtëm rus gjithashtu tha se NATO po përpiqet të forcojë sigurinë e Perëndimit, në krah të Rusisë.
Ai ka krahasuar SHBA-në me Napoleonin dhe Hitlerin, duke thënë se “dikur, Napoleoni dhe Hitleri kanë pasur qëllime për ta nënshtruar Evropën – tani këtë qëllim e kanë Amerikanët”.























