Ylli i tenisit kthehet në Ukrainë për të luftuar
BKT
   Ukraina

Ylli i tenisit kthehet në Ukrainë për të luftuar

Ylli ukrainas i tenisit, Sergiy Stakhovsky, tha se ai është kthyer në vendin e tij për të luftuar kundër pushtimit rus.

Gjatë një interviste për Radio 5 Live, ai tha se nuk ka përvojë në luftime, por dëshiron “të mbroj atë që është e jona, të mbroj vendin tonë”.

“Putin e ka bërë shumë të lehtë për ne ukrainasit që t’i bashkohemi ushtrisë, sepse ka vendosur se Ukraina asnjëherë nuk ka ekzistuar”, tha ai.

“E kam një pushkë dhe jam gati ta përdori atë”, ka thënë Stakhovsky.