Zv/kryeministrja e Ukrainës: NATO i ka duart e gjakosura, gjithashtu
BKT
   Ukraina

Zv/kryeministrja e Ukrainës: NATO i ka duart e gjakosura, gjithashtu

Në një intervistë dhënë BBC-së, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, , Olha Stefanishyna, ka thënë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e civilëve në vend, pasi po refuzuon të detyrojë një zonë të ndalimit të fluturimeve mbi Ukrainë.

Ajo ka shtuar se është “jo-njerzore të mos merret një vendim i tillë kur dihet se popullsia civile dhe fëmijët do të vriten”.

“Gjaku i këtyre civilëve – përfshirë nënën dhe babain e dy fëmijëve që lindën dje dhe sot humbën prindërit në një strehimore – nuk është vetëm në duart e rusëve”.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës kërkoi falje për këtë qasje jo aq diplomatike, por tha se ajo po fliste nga “një strehimore kundër bombardimeve”.