Protestat kundër luftës, pothuajse në gjithë botën
Njerëzit në mbarë botën po reagojnë kundër pushtimit rus të Ukrainës. Protesta janë shënuar pothuajse në gjithë botën, derisa policia në Rusi ka arrestuar më shumë se 8,000 protestues kundër luftës në të gjithë vendin.
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt ishte një tronditje për shumicën e rusëve, të cilët nuk mund ta imagjinojnë të shkojnë në luftë kundër një vendi që ata shpesh e quajnë "komb vëlla. Legjitimiteti i Putinit mund të jetë në rrezik pasi Kremlini po zgjedh për një përgjigje gjithnjë e më represive ndaj mospajtimeve të brendshme.
Me gjithë kërcënimet e qeverisë për ndjekje penale për akuza për tradhti të lartë dhe nganjëherë trajtim mizor të protestuesve, mijëra njerëz dolën në protesta kundër luftës në rrugët dhe sheshet e qyteteve ruse pas fillimit të ndërhyrjes ushtarake. Demonstratat masive ishin të menjëhershme, ku përfshiheshin figura të larta publike. Dhjetëra njerëz janë arrestuar nga autoritete ruse, megjithatë protestat në shumë vende po vazhdojnë.
Një nga protestat më të mëdha që u shënuan në Munihu në vitet e fundit kishte më shumë se 40 mijë njerëz të mbledhur për të protestuar kundër luftës në Ukrainë.
Partitë, shoqatat dhe bashkësitë fetare e kishin organizuar atë dhe organizatorët prisnin që të merrnin pjesë vetëm rreth 4000 njerëz. Folësit jo vetëm shprehën solidaritetin me popullin ukrainas, por gjithashtu bënë një lidhje midis nevojave perëndimore për energji dhe agresionit të presidentit rus Vladimir Putin.
Deri sa në Itali, në fund të një dite agjërimi dhe lutjesh, pas rekomandimit të Papa Françeskut, shumë italianë treguan solidaritetin e tyre me Ukrainën dhe popullin e saj duke organizuar procesione me pishtarë për paqen në qytete të ndryshme.
Protesta kundër pushtimit të Ukrainës janë mbajtur edhe në shumë vende tjera Evropës dhe botës./RTKlive























