13:36 / 03.03.2022
Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetimet për krimet në Ukrainë
Hetimi do të përfshijë ngjarjet në Ukrainë që nga viti 2013 e deri më tani.
Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë të Holandës, ka njoftuar se ka hapur hetimet për krime pas pushtimit rus të Ukrainës.
Në një deklaratë të kryeprokurores, Karim Khan thuhet se 39 vende anëtare të kësaj gjykate ndërkombëtare kanë kërkuar që të fillohet me hetime për krimet ndaj civilëve. “ Tashmë ka filluar mbledhja e provave të hetimit dhe do të përfshijë ngjarjet në Ukrainë që nga viti 2013 e deri më tani”.
Sipas këtij tribunal ndërkombëtar tashmë ka bazë të mjaftueshme hetimi për krimet që bien Brenda juridiksionit të kësaj gjykate.























