Zelenskyy i quan trupat ruse “ fëmijë të hutuar”
BKT
   Ukraina

Zelenskyy i quan trupat ruse “ fëmijë të hutuar”

Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se 16 mijë luftëtarë të huaj i janë bashkuar forcave të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar forcave ruse të largohen nga vendi i tij, duke i përshkruar si “ fëmijë të hutuar”.

Zelenskyy gjithashtu u ka bërë thirrje ukrainasve të rezistojnë duke u zotuar se pushtuesit nuk do të kenë “ asnjë moment të qetë.

“Ata nuk do të kenë qetësi këtu”, tha Zelenskyy.

 “Mbroni ata që flasin rusisht në vendin tuaj, jo ata nëpër botë”, ka shtuar presidenti ukrainas.

Zelenskyy tha se Rusia po ndryshon taktikat e luftës, duke bombarduar civilët dhe duke provuar se Ukraina është e suksesshme në mbrojtjen e saj.

Ai gjithashtu tha se 16 mijë luftëtarë vullnetarë të huaj i janë bashkuar forcave të Ukrainës.