Rusia rrethon qytetet kryesore të Ukrainës
BKT
   Ukraina

Rusia rrethon qytetet kryesore të Ukrainës

Nëse në ditët e ardhshme ushtria ruse merr kontrollin e më shumë qyteteve jugore, forcat ukrainase mund të shkëputen nga qasja në det.

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit jugor, Kherson në Ukrainë, qyteti i parë më i madh pas Kievit që ra në duar e rusëve.

 Reuters raporton se nëse në ditët e ardhshme ushtria ruse merr kontrollin e më shumë qyteteve jugore, forcat ukrainase mund të shkëputen nga qasja në det, gjë që do të jetë një goditje për pozicionin mbrojtës të Ukrainës.

 Në Mariupol, qytetin port strategjik të Ukrainës afër kufirit rus, banorët janë bllokuar nga granatimet intensive ruse dhe raportohet për dhjetëra civilë të vrarë.

Ndërkohë kryeqyteti, Kiev mbetet nën kontrollin e qeverisë përderisa një  autokolonë e madhe e blinduar ruse  në gjatësi rreth 60 kilometra po vazhdon të lëviz drejt  kryeqendrës ukrainase.

  Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov  ka paralajmëruar se një luftë e tretë botërore do të ishte bërthamore, por sipas tij Rusia nuk po e planifikon këtë  luftë.