Rusia shkëputet nga rrejti global i rezervimit të fluturimeve
BKT
   Ukraina

Rusia shkëputet nga rrejti global i rezervimit të fluturimeve

Sistemi i rezervimit të ka shkëputur marrëveshjen me transportuesin që është në pronësi të qeverisë ruse, një goditje ndaj industrisë ruse të aviacionit.

Linja ajrore ruse është përjashtuar nga sistemi global i rezervimeve të fluturimeve, një goditje tjetër për mundësinë e udhëtimit në Rusi.

Sistemi i rezervimit tw fluturimeve që është shtylla qendrore e linjave ajrore në gjithë botën, ka njoftuar sot se ka shkëputur marrëveshjen me transportuesin në pronësi të qeverisë ruse, gjë do të pengojë ndjeshëm udhëtimet për në Rusi.

Kompania Saber ka njoftuar se Aeroflot-i rus është hequr nga sistemi i saj global i shpërndarjes, që do të thotë se linja ajrore nuk do të shfaqet në "tregun e saj të përdorur nga agjencitë e udhëtimit dhe  faqet e internetit të udhëtimit” për të rezervuar bileta fluturimesh".

Në fillim të kësaj jave, Boeing dhe Airbus thanë se nuk do të bënin më biznes me kompanitë ruse.