17:37 / 03.03.2022
Nis raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse
Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë nisur raundin e dytë të bisedimeve.
“Moska dhe Kievi kanë nisur një raund të dytë negociatash në Bjellorusinë perëndimore”, njoftoi sot televizioni shtetëror bjellorus.
Delegacioni rus udhëhiqet nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky, ndërsa ai ukrainas nga David Arachamija, kreu i partisë në pushtet i presidentit Volodymyr Zelensky. /Atsh























