19:04 / 03.03.2022
Zelensky kërkon takim direkt me Putin
Kreu i Ukrainës gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit që ta mbështes më shumë forcën e tij ajrore.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut të tij rus,Vladimir Putin bisedime direkte, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t'i dhënë fund luftës mes të dy vendeve.
Zelensky gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit që ta mbështes më shumë forcën ajrore të Ukrainës me avionë luftarakë për të luftuar ndaj pushtimit rus.
Ndërkohë Putin po këmbëngul se lufta po shkon sipas planifikimit, se deri më tani ka marrë vetëm një qytet të madh të Ukrainës.























