Në Ukrainë vazhdon beteja për qytetin Hostomel
BKT
   Ukraina

Në Ukrainë vazhdon beteja për qytetin Hostomel

Beteja për qytetin Hostomel që gjendet në rajonin e Kievit vazhdon. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Forcat e Armatosura ukrainase kanë shkatërruar 20 automjete të blinduara gjatë ditës.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Urgjencës në Ukrainë, granatimet ruse të qytetit Toretsk (rajoni i Donetskut) kanë dëmtuar një linjë gazi, duke lënë mbi 15 mijë njerëz pa ngrohje (400 shtëpi, 8 shkolla, 9 kopshte dhe 10 spitale), thuhet në platformën e informimit të MPJ në Ukrainë, të hapur për audiencën e huaj në lidhje me luftën në Ukrainë.