Pushtimi i Ukrainës - Dita 9
BKT
   Ukraina

Pushtimi i Ukrainës - Dita 9

Në ditën e nëntë të luftimit, Ukraina thotë se rreth 9,166 trupa ruse janë vrarë në konflikt. Kjo shifër u konfirmua edhe më herët nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

23:08 I  NATO refuzoi sërish thirrjet e Ukrainës për të shpallur zonën e ndalim fluturimit

NATO refuzoi sërish thirrjet e Ukrainës për ta ndihmuar atë të mbrojë hapësirën e  saj ajrore nga raketat dhe avionët luftarakë rusë.

Reuters raporton se refuzimi i NATO-s për të shpallur Ukrainën një zonë ku nuk mund të fluturohet është një përpjekje për të shmangur  përfshirjen në konfrontimin ushtarak me Rusinë.

Megjithatë, Bashkimi Evropian premtoi më shumë sanksione për të ndëshkuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Zonë e ndaluar fluturimi është një hapësirë ajrore ku nuk mund të fluturojnë avionët ushtarakë dhe në rastin e Ukrainë, kjo  nënkuptonte një zonë ku avionët rusë nuk lejohen të fluturojnë dhe nuk do të mund të kryejnë sulme ajrore kundër Ukrainës.

Më herët NATO ka shpallur disa herë zona të ndalim-fluturimit në vendet jo anëtare, përfshirë Bosnjën dhe Libinë. Megjithatë, ky lloj veprimi është gjithmonë i diskutueshëm ngase lejon përfshirjen në një konflikt, pa angazhuar forcat tokësore.

21. 26 I Zelensky i drejtohet  Evropës: Sot ju të gjithë jeni ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar sërish komunitetin ndërkombëtar për solidaritetin e treguar me Ukrainën,  në kohën kur vendi i tij po mbrohet nga pushtimi rus në shkallë të plotë.

Në një video të postuar në kanalin e tij, Telegram, Zelensky u dha një mesazh bashkues ukrainasve, duke thënë: "Sot, ne jemi të gjithë shërbyes të  vendit. Disa prej nesh janë ushtarakë, që i shërbejnë vendit tonë në ushtri”.

"Të tjerët po shërbejnë si mjekë... të tjerë po punojnë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është zemra jonë, zemra e Ukrainës, duke qëndruar së bashku kundër së keqes".

 Zelensky bëri  disa minuta heshtje për të rënët dhe u bëri thirrje gjithë evropianëve që të "dal në rrugë" dhe të mbështesin Ukrainën. "Përkrahni luftën tonë, sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, ju do të bini," tha ai.

“Të gjithë ju sot jeni ukrainas” tha Zelensky.

21: 12 I Qyteti i rrethuar ukrainas, Mariupolit bën thirrje për ndihmë

Qyteti ukrainas, Mariupolit nuk ka ujë, ngrohje as energji elektrike dhe po i mbaron ushqimi.

Përderisa forcat ukrainase që po luftojnë kundër  ushtrisë ruse paralajmëruan se kanë nevojë për përforcime për të ndihmuar në shmangien e humbjes së kontrollit të qytetit port strategjik, kryebashkiaku i tij, Vadym Boychenko ka bërë thirrje për ndihmë në ushqim.

Pas pesë ditë bombardimesh nga trupat ruse që kanë rrethuar qytetin, Boychenko bëri thirrje për ndihmë ushtarake dhe për krijimin e një korridori humanitar për të evakuuar disa nga 400,000 banorët e qytetit.

19.46 I Forcat e Ukrainës rimarrin aeroportin në Mykolaiv

Zyrtarët e qeverisë në Ukrainë kanë thënë se trupat ruse  janë zmbrapsur nga  qyteti jugor, Mykolaiv dhe aeroporti i këtij qyteti.

BBC raporton se Forcat Tokësore të Ukrainës shfaqën pamje që tregonin rimarrjen e aeroportit të qytetit.

"Por luftimet po vazhdojnë në periferi dhe forcat tona po zmbrapsjen trupat ruse," ka thënë  Andriy Yakobchuk.

Më herët ushtria ruse tha se trupat e saj kishin hyrë në Mykolaiv, qytetin strategjik që ka më shumë se 500,000 banorë.

 19.45 I SHBA e quan  kërcënim global sulmin në centralin e Çernobilit

Shtete e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur të rrezikshëm sulmin rus në Çernobil, termocentralin më të madh bërthamor të Evropës  në takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Oorganizatës së Kombeve të Bashkuara.

"Me ndihëm e Zotit, bota shmangi për pak një katastrofë bërthamore mbrëmë,"  ka thënë ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Forcat ruse morën kontrollin e termocentralit pasi disa ndërtesa u goditën nga bombardimet, të cilat Ukraina thotë se çuan në vdekjen e dhjetëra personave.

Por autoritet në Kremlin  thanë se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë dhe këmbëngulin se nuk është vërtetë se qëlluan mbi centralin bërthamor.

Monitoruesit ndërkombëtarë  të çështjeve bërthamore thonë se deri më tani nuk është vërejtur përhapja e ndonjë materiali radioaktiv dhe centrali ende nuk ka rrezik të shpërthejë.Sekretari amerikan i shtetit Antonu  Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, kanë dënuar  sulmet në  centralin bërthamor të Ukrainës, në Zaporizhzhya, të cilat presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka konsideruar “terrorizëm bërthamor” të presidentit rus, Vladimir Putinit.