Putin: Mos vendosni më shumë sanksione ndaj nesh
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë që të mos “ekzagjerojnë situatën”, duke vendosur më shumë sanksione ndaj shtetit të tij.
Presidenti rus ka folur në një takim qeveritar që është transmetuar në kanalin shtetëror Rossiya 24.
“Ne nuk kemi synime të këqija kundër fqinjëve tanë”, ka pretenduar Putin.
Ai ka thënë se Qeveria e tij “nuk sheh nevojë” që fqinjët e tij të marrin veprime shtesë, të cilat do të “bëjnë marrëdhëniet tona edhe më të këqija”.
“Mendoj që secili duhet të mendojë si të normalizojmë marrëdhëniet, të bashkëpunojmë normalisht dhe të zhvillojmë marrëdhënie normalisht”, ka shtuar ai.
Kjo deklaratë vjen pasi ministrat e Jashtëm të Perëndimit janë mbledhur në Bruksel për të shqyrtuar mundësi si të rrisin presionin ndaj Rusisë.
Putin po ashtu ka përsëritur pretendimet paraprake se të gjitha veprimet e marra nga ushtria ruse janë bërë “ekskluzivisht si përgjigje ndaj disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”./REL























