Ministri ukrainas i energjisë: Ky është terrorizëm nuklear
BKT
   Ukraina

Ministri ukrainas i energjisë: Ky është terrorizëm nuklear

Ministri ukrainas i energjisë, German Galushchenko thotë se pushtimi i centralit bërthamor nga forcat ruse po drejtohet nga stafi i tij ekzistues.

Përgatiti: Sara Kelmendi

Mirëpo, ai thotë për BBC se bombardimi i centralit Zaporzhzhia “është terrorizëm i vërtetë nuklear”.

“Ata bombarduan direct në stacion – ata e dinë se çfarë bënë”, tha Galushchenko.

Ai shprehet i shqetësuar se nëse luftimet vazhdojnë përreth centralit ka mundësi të goditen zonat e magazinave nukleare ose tjerat rreth Ukrainës dhe mund të shkaktojnë “situatë të jashtëzakonshme”.

Gjithashtu, Galushchenko thotë se kjo situatë është çështje e sigurisë globale dhe kërkon për zonë jo-fluturimi për të ndaluar avionët luftarake të Rusisë mbi Ukrainë.

“Ne duhet ta mbyllim qiellin për të qenë të sigurtë. Jo vetëm për Ukrainë, po për të gjithë botën”, thotë Galushchenko.