NATO: Rusia po përdor bomba thërrmuese në Ukrainë
BKT
   Ukraina

NATO: Rusia po përdor bomba thërrmuese në Ukrainë

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka evidencë që Rusia po përdor bomba thërrmuese në agresionin e tij.

Përgatiti: Sara Kelmendi/RTKlive

Në konferencë për media, ai u tha reporterëve: “Kemi parë përdorim të bombave thërrmuese dhe kemi raporte të përdorimit të llojeve të tjera të armëve, të cilat mund të jenë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Ai tha gjithashtu se aleanca ushtarake perëndimore nuk do ta caktojë zonën e jo-fluturimit mbi Ukrainë ose të dërgojë trupat e saj atje, por ai premton për ndihmë tjetër për Kievin dhe ftoi presidentin Putin ta ndalë menjëherë agresionin.