Ukraina raporton për viktima në Zaporizhzhia
Shumë njerëz janë vrarë ose plagosur nga zjarri që shpërtheu nga bombardimet ruse të centralit bërthamor, njofton ministria e jashtme e Ukrainës.
Përgatiti: Sara Kelmendi/RTKlive
Punëtorët po monitorojnë centralin Zaporizhzhia për t’u siguruar që po punon sigurt dhe nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale, thuhet në komunikatën e ministrisë në Facebook.
Mirëpo, nëse procesi i ftohjes se lëngut bërthamor brenda njësive të centralit çrregullohet, mund të ketë dëmtime radioaktive të shkallës së lartë, raporton BBC.
“Mijëra njerëz, përfshirë civilë, të cilët e kanë të pamundur ta evakuojnë zonën afër centralit për shkak të luftimeve dhe bombardimeve të vazhdueshme, do të pësojnë nga kjo”.
Ashtu si reagimi i presidentit Zelensky, edhe kjo ministri thotë se shkatërrimi i Zaporizhzhia kishte me qenë më i dëmshëm sesa aksidentet e mëparshme bërthamore si Chernobyl dhe Fukushima.
The ministry urges the international community to help force Russian troops out of the area, to ensure its safety.
Ministria e jashtme po ashtu fton komunitetin ndërkombëtar për ndihmë që të largojë forcat ruse nga zona, për shkak të sigurisë.























