17:57 / 04.03.2022
Haradinaj i kërkon Xhaferit mbështetje për antarësim në NATO
Zhvillimet rajonale politike dhe të sigurisë ishin temat kryesore të takimit të sotëm të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj me Talat Xhaferin, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë Veriore.
Të dy vendet tona, kanë orientim të qartë euroatlantik, andaj duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme, kërkova mbështetjen e tij dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veri-atlantike NATO, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të institucioneve shtetërore, si dhe partive politike.























