18:56 / 04.03.2022
Forcat e Ukrainës rimarrin aeroportin në Mykolaiv
Forcat Tokësore të Ukrainës shfaqën pamje që tregonin rimarrjen e aeroportit të qytetit.
Zyrtarët e qeverisë në Ukrainë kanë thënë se trupat ruse janë zmbrapsur nga qyteti jugor, Mykolaiv dhe aeroporti i këtij qyteti.
BBC raporton se Forcat Tokësore të Ukrainës shfaqën pamje që tregonin rimarrjen e aeroportit të qytetit.
"Por luftimet po vazhdojnë në periferi dhe forcat tona po zmbrapsjen trupat ruse," ka thënë Andriy Yakobchuk.
Më herët ushtria ruse tha se trupat e saj kishin hyrë në Mykolaiv, qytetin strategjik që ka më shumë se 500,000 banorë.























