Qyteti i rrethuar ukrainas, Mariupolit bën thirrje për ndihmë
BKT
   Ukraina

Qyteti i rrethuar ukrainas, Mariupolit bën thirrje për ndihmë

Kreu i qytetit, Mariupol, Vadym Boychenko ka thënën se qytetit po i mbaron ushqimi dhe ka nevojë për përforcime për të zmbrapsur forcat ruse.

Qyteti ukrainas, Mariupolit nuk ka ujë, ngrohje as energji elektrike dhe po i mbaron ushqimi.Përderisa forcat ukrainase që po luftojnë kundër  ushtrisë ruse paralajmëruan se kanë nevojë për përforcime për të ndihmuar në shmangien e humbjes së kontrollit të qytetit port strategjik, kryebashkiaku i tij, Vadym Boychenko ka bërë thirrje për ndihmë në ushqim.

Pas pesë ditë bombardimesh nga trupat ruse që kanë rrethuar qytetin, Boychenko bëri thirrje për ndihmë ushtarake dhe për krijimin e një korridori humanitar për të evakuuar disa nga 400,000 banorët e qytetit.