Zelensky i drejtohet Evropës: Sot ju të gjithë jeni ukrainas
BKT
   Ukraina

Zelensky i drejtohet Evropës: Sot ju të gjithë jeni ukrainas

Zelensky u bëri thirrje gjithë evropianëve që të "dalin në rrugë" dhe të mbështesin Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar sërish komunitetin ndërkombëtar për solidaritetin e treguar me Ukrainën,  në kohën kur vendi i tij po mbrohet nga pushtimi rus në shkallë të plotë.

Në një video të postuar në kanalin e tij, Telegram, Zelensky u dha një mesazh bashkues ukrainasve, duke thënë: "Sot, ne jemi të gjithë shërbyes të  vendit. Disa prej nesh janë ushtarakë, që i shërbejnë vendit tonë në ushtri”.

"Të tjerët po shërbejnë si mjekë... të tjerë po punojnë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është zemra jonë, zemra e Ukrainës, duke qëndruar së bashku kundër së keqes".

 Zelensky bëri  disa minuta heshtje për të rënët dhe u bëri thirrje gjithë evropianëve që të "dalin në rrugë" dhe të mbështesin Ukrainën. "Përkrahni luftën tonë, sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, ju do të bini," tha ai.

“Të gjithë ju sot jeni ukrainas” tha Zelensky.