21:55 / 04.03.2022
Facebook dënon ndalimin e rrjetit të tij në Rusi
Rrjeti Facebook ka thënë se vendimi Kremlinit shkëput miliona rusë nga informacioni i besueshëm.
Facebook ka deklaruar sot s vendimi i Rusisë për të bllokuar rrjetin e mediave sociale u mohon miliona njerëzve informacionin e besueshëm dhe platformën për të shfaqur pikëpamjet e tyre.
Rusia thotë se bllokoi rrjetin Facebook duke quajtur atë "diskriminim" ndaj mediave shtetërore ruse.
Pas pushtimit të Ukrainës, shumë prej mediave të mbështetura nga Kremlini po përballen me kufizime në platforma e tyre në internet.
"Miliona rusë do ta gjejnë veten të shkëputur nga informacioni i besueshëm... dhe do të detyrohen të heshtin," thotë Nick Clegg, përgjegjës për çështje globale në Meta, kompaninë amë të Facebook.























