NATO refuzoi sërish thirrjet e Ukrainës për zonën e ndalim fluturimit
BKT
   Ukraina

NATO refuzoi sërish thirrjet e Ukrainës për zonën e ndalim fluturimit

Zonë e ndaluar fluturimi është një hapësirë ajrore ku nuk mund të fluturojnë avionët ushtarakë dhe nuk do të mund të kryejnë sulme ajrore.

NATO refuzoi sërish thirrjet e Ukrainës për ta ndihmuar atë të mbrojë hapësirën e  saj ajrore nga raketat dhe avionët luftarakë rusë.

Reuters raporton se refuzimi i NATO-s për të shpallur Ukrainën një zonë ku nuk mund të fluturohet është një përpjekje për të shmangur  përfshirjen në konfrontimin ushtarak me Rusinë.

Megjithatë, Bashkimi Evropian premtoi më shumë sanksione për të ndëshkuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Zonë e ndaluar fluturimi është një hapësirë ajrore ku nuk mund të fluturojnë avionët ushtarakë dhe në rastin e Ukrainë, kjo  nënkuptonte një zonë ku avionët rusë nuk lejohen të fluturojnë dhe nuk do të mund të kryejnë sulme ajrore kundër Ukrainës.

Më herët NATO ka shpallur disa herë zona të ndalim-fluturimit në vendet jo anëtare, përfshirë Bosnjën dhe Libinë. Megjithatë, ky lloj veprimi është gjithmonë i diskutueshëm ngase lejon përfshirjen në një konflikt, pa angazhuar forcat tokësore.