A do të përfshihet NATO në luftën në Ukrainë?
NATO ënuk dëshiron konfrontim me Moskën – por" është gati pnëse detyrohet të përfshihet në konflikt".
Aleanca e NATO-s thotë se nuk po kërkon luftë me Rusinë, por thotë se është gati për luftë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë takuar të premten në Bruksel në një samit të posaçëm për Ukrainën, por aleanca refuzoi sërish të shpallë zonën e ndalim-fluturimit në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i zemëruar me këtë refuzoim deklaroi se kjo do të thotë se do rtë ketë më shumë bombardime shkatërruese.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se NATO nuk dëshiron konfrontim me Moskën – por tha se është gati nëse detyrohet të përfshihet në konflikt.
Aleanca perëndimore ka vendosur më shumë sanksione ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe rrethit të tij të ngushtë.
Reuters raporton se problemi ky me zonat ushtarake të ndalim-fluturimit është se ato duhet të zbatohen nga fuqia ushtarake dhe në këtë rast NATO duhet të përfshihet direkt në konflikt. Nëse një avion rus fluturon në një zonë të ndaluar fluturimi të NATO-s, forcat e NATO-s do të duhet të ndërmarrin veprime kundër këtij veprimi, përfshi edhe rrëzimin e avionit. Kjo, për Rusinë, do të ishte një akt lufte nga NATO dhe ka të ngjarë ta përshkallëzojë konfliktin.























