10:10 / 05.03.2022
Dukagjini pret Prishtinën
Dukagjini dhe Prishtina ndeshen sot në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini zë vendin e parafundit në tabelë me 21 pikë, derisa Prishtina është e gjashta në tabelë me pesë pikë më shumë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë me fillim nga ora 13:00.























