Pushtimi i Ukrainës - Dita 11
BKT
   Ukraina

Pushtimi i Ukrainës - Dita 11

Dështon edhe pëpjekja e dytë për evakuimin e civilëve të ngujuar në qytetin Mariupol.

16:30 - Arrestohen në Rusi rreth 3,500 protestues kundër luftës në Ukrainë

Rreth 3,500 protestues kundër luftës thuhet se janë arrestuar sot në të gjithë Rusinë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë e brendshme.

 

Sipas raportit:

Rreth 2,500 njerëz morën pjesë në protestat në Moskë të dielën, nga të cilët 1,700 u arrestuan;

1500 persona të tjerë protestuan në Shën Petersburg, ku 750 u arrestuan më pas;

Gjithsej 1200 persona të tjerë morën pjesë në protesta në pjesë të tjera të vendit dhe 1061 prej tyre u arrestuan;

Ata që u arrestuan u dërguan në stacionet e policisë lokale për t'u marrë në pyetje ku "po vendoset çështja e sjelljes së tyre para drejtësisë", tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Sipas faqes së internetit të të drejtave të njeriut OVD-Info, gjithsej 10,946 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

16:12 - Zelensky - Rusia po bëhet gati ta sulmojë Odesën

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka paralajmëruar gjithashtu se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin jugor të Odesës.

Ka raportime për postblloqe të shumta ushtarake në qytet, por rrugët mbeten të qeta dhe kryesisht bosh.

Pothuajse një milion njerëz jetojnë në qytetin historik në bregun e Detit të Zi. Odesa është afër kufirit moldav dhe rajonit separatist moldav të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia.

Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga pushtimi i tyre.

Mykhailo Shmushkovich, zyrtari i qytetit përgjegjës për solidaritetin evropian, tha se më shumë se 100,000 njerëz ishin larguar tashmë nga Odesa.

Por ai tha se qyteti ishte "gati për të luftuar".

"Kjo mund të ndodhë në çdo moment. Ju nuk mund të jeni kurrë gati për këtë," shtoi ai.

 

15:57 - “Nëse nuk na jepni avionët, atëherë na doni të vrarë"

Pak më herët u raportua se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përshkroi shkatërrimin total të aeroportit civil në qytetin e Vinnytsia, në jug-perëndim të Kievit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai përsërit gjithashtu lutjen e tij drejtuar liderëve botërorë për një zonë ndalim-fluturimi.

"Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë," thotë ai.

“Nëse nuk e bëni këtë, nëse të paktën nuk na jepni aeroplanë që të jemi në gjendje të mbrohemi, mund të ketë vetëm një përfundim: Ju gjithashtu dëshironi që ne të vritemi ngadalë”.

Vendet e NATO-s deri më tani kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Kjo do të thotë të angazhohesh drejtpërdrejt me çdo aeroplan rus në qiell dhe të qëllosh mbi ta nëse është e nevojshme.

Kjo, argumentojnë ata, do të shkaktonte një konflikt më të gjerë me Rusinë.

 

15:25 - Moldavia ka frikë se mos është shënjestra tjetër e Putinit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken është takuar me dy gratë që drejtojnë Moldavinë: Kryeministren Natalia Gavrilita dhe Presidenten Maia Sandu. Blinken është sekretari i tretë i shtetit që viziton Moldavinë.

Kishte atmosferë pozitive përpara se të mbylleshin dyert për takimet e tyre. Ne dëgjuam të njëjtat rreshta nga Sekretari Blinken për unitetin, por moldavët  që duan garanci për sigurinë e tyre. Javën e kaluar, disa ditë pas pushtimit të Rusisë, ata aplikuan për anëtarësim në BE.

Nuk ka asnjë provë konkrete për të konfirmuar frikën moldave. Ai bazohet në historinë dekadash të vjetër: 128 km (80 milje) në lindje të kryeqytetit, në kufirin me Ukrainën, është Transnistria, një rajon i mbështetur nga Rusia që u shkëput nga Moldavia në vitin 1990. Moska ka ende një bazë ushtarake atje prej 1500 ushtarësh.

Por nuk ndihmoi kur udhëheqësi pro-Putin i Bjellorusisë qëndroi përballë një harte beteje që tregonte Moldavinë.

Është një përgjigje e shkurtër e paqartë e sekretarit Blinken kur e pyesim se cilat janë garancië e tij: "Ju e keni parë përgjigjen globale që ne kemi mobilizuar kundër agresionit të Rusisë, kurdo dhe kudo që mund të shfaqet ai agresion, ne do të bëjmë të njëjtën gjë."

Ai tha gjithashtu se do të kërkonte fonde për të ndihmuar Moldavinë të kujdeset për refugjatët ukrainas që ka pranuar. Vendi po përpiqet ta përballojë. Moldavia është një nga vendet më të varfëra dhe më të vogla në Evropë.

 

15:09 - Putin dhe Macron bisedojnë përsëri me telefon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron kanë biseduar me telefon prapë të dielën për 45 minuta, njofton presidenca franceze. Detajet e bisedës nuk janë dhënë, por nga biseda e të enjtes mes Macron dhe Putin, presidentin francez e la me përshtypjen se qëllimi i Putinit ishte ta pushtojë gjihë Ukrainën, sipas burimit të një zyrtari francez. 

Macron ishte një ndër liderët botërorë që kka biseduar me Putin në ditët e fundit me shpresë që të arrihet armëpushimi në Ukrainë. 

Por, Putin në mëngjesin e të dielës foli edhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili e ftoi për ndërprerje të armiqësive.

Sipas një transkripti të thirrjes nga Kremlini, Putin i tha Erdoganit se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një "qasje më konstruktive" në bisedime, "duke marrë plotësisht parasysh realitetet në zhvillim".

“U nënvizua se pezullimi i operacionit special është i mundur vetëm nëse Kievi ndalon operacionet ushtarake dhe përmbush kërkesat e njohura ruse”, tha Kremlini. Rusia e ka quajtur pushtimin e saj një "operacion special".

14:48 - Autoritete e Mariupol: Bombardimet ruse po e pamundësojnë evakuimin 

Këshilli i qytetit të Mariupol i cili njoftoi për armëpushim dhe përpjekje të re të evakuimit këtë mëngjes, ka konfirmuar se ky plan ështa anuluar.

Sipas këshilli, granatimet ruse e kanë bërë të pamundur evakuimin e sigurtë të civilëve. 

Mariupol ndodhet në ditën e pestë pa ujë, rrymë, sanitari, ndërkohë që ushqimi dhe uji i pijshëm po shpenzohen shpejt.

14:44 - Ka civilë të vrarë në një qytet afër Kiev

BBC ka pranuar raporte se civilët po largohen nga qyteti Irpin, në veri-lindje të Kiev, nga bombardimet e shumta ruse.

Po ashtu raportohet se më së paku 3 civilë janë vrarë nga rusët në një urë të dëmtuar, të cilët e po e përdorin për ikje.

The Neë York Times raporton se tre anëtarë të një familje janë vrarë. KKjo gazetë thotë se grupe të vogla të njerëzve po ikkin e po ndihmohen nga ushtarë ukrainas.

10:49 - Ne duam evitimin e luftës me Rusinë

Mbretëria e Bashkuar i detyrohet popullit të Ukrainës, Evropës dhe botës që të sigurohet që lufta në Ukrainë të mos përshkallëzohet, thotë për BBC shefi i shtabit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin.

Ai thotë se "gjëja e fundit që duam" është një luftë midis NATO-s dhe Rusisë, ndërsa pranon se ukrainasit po përballen me një situatë "të tmerrshme".

Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, ka shprehur zemërimin që NATO – aleanca perëndimore e mbrojtjes, pjesë e së cilës është edhe Mbretëria e Bashkuar – po refuzon të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të Ukrainës që do të pengonte Rusinë të kryente sulme ajrore. Kjo do ta vendoste aleancën në luftime të drejtpërdrejta me forcat ruse.

Por, Sir Tony thotë se pushtimi nuk po shkon mirë për Rusinë dhe ai ka besim se përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar është e drejtë.

 

10:36 - Situata po ashpërsohet

Një tjetër valë nga “plani terroristikk” të Rusisë ka filluar, thotë zëvendës/kryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishnya për BBC. Ajo thotë se situata po ashpërsohet dhe spitalet e çerdhet janë bombarduar në qytetet ukrainase. 

Gjithashtu, ajo thotë se përkundër vendosmërisë së Ukrainës për t’i rezistuar agresioni, nuk është fundi i luftës. Humbjet e mëdha të Rusië, si jetët e ushtarëve të saj, nuk po e ndalin Putinin, por vetëm po e shtyjnë për agresion të mëtejshëm.

09:58 - Raab: Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë me muaj

Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë me muaj, nëse jo me vjet, thotë zëvendës/kryeministri britanik Dominic Raab për Sky News. 

Ai thotë se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të garantuar dështimet e Putinit.

09:09 - Bota po sheh se Rusisë nuk mund t’i besohet

Deputeti ukrainas për qytetin Volnovakha, Dmytro Lubinets thotë se nukk pritet evakuimi i civilëve nga qyteti sot ose në ditët në vazhdim. 

“E gjithë bota e pa se si marrëveshjet me Rusinë funksionojnë. Kur u mblodhën njerëzit, ata filluan ta bomardojnë rrugën që do ta merrnin banorët. Bota po e sheh se Rusisë nuk mund t’i besohet. Autoritetet e lartë të shtetit do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të siguruar evakuim paqësor, por ana ruse nuk po i përmbush premtimet e saj”, tha Lubinets për BBC.

Ai shtoi se disa njerëz janë evakuuar nga qyteti me ndihmën e civilëve, vullnetarëve dhe forcave të armatosura. 

Raportet nga Volnovakha thonë se gati çdo ndërtesë në qytet është dëmtuar ose shkatërruar.

 

09:01 - Këshilli i qytetit: Armëpushimi i ri në fuqi në Mariupol 

Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol, një qytet port në Ukrainën jugore nga ora 10:00-21:00 me orën lokale (08:00-19:00 GMT), sipas këshillit të qytetit.

Civilët do të jenë në gjendje të evakuohen përgjatë një rruge të rënë dakord nga ora 12:00 me kohën lokale (10:00 GMT).

Një plan i ngjashëm i shpallur të shtunën u ndërpre menjëherë pasi u njoftua, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.

 

08:05 - Zelensky: Largoni të keqen nga qytetet tona

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka thënë ukrainasve se ata e kanë "përballuar goditjen" e pushtimit rus, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të luftojnë.

Në një fjalim plot pasion të mbajtur nga Kievi të shtunën mbrëma, Zelensky i tha vendit se ka ardhur koha që ata të nisin një luftë kundër.

"Duhet të dilni dhe ta dëboni këtë të keqe nga qytetet tona," tha ai.

Thirrja e tubimit erdhi së bashku me një lutje drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për të siguruar më shumë avionë luftarakë për Ukrainën.

Zyrtarët amerikanë besohet se janë në diskutime me liderët politikë në Poloni mbi mundësinë që Varshava t'i sigurojë Ukrainës një numër avionësh luftarakë MiG.

Polonia ka dalë nga përdorimi i avionëve luftarakë të epokës sovjetike - dhe zyrtarët mendohet se po peshojnë nëse do t'i japin ato në Ukrainë, ku pilotët nuk janë të trajnuar për të fluturuar me avionë të prodhimit perëndimor.