​Arsenali mposht Watfordin dhe futet në top katërshe
BKT
Sport

​Arsenali mposht Watfordin dhe futet në top katërshe

Arsenali ka regjistruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Premier Ligë derisa po lufton fuqishëm për të përfunduar në top katërshen më të mirë të Premier Ligës.

Skuadra e Mikel Artetas të dielën ka mposhtur Watfordin me rezultat të ngushtë 3-2, në një sfidë që dhuroi lojë të bukur dhe shumë gola rrjedhimisht.

Pas vetëm pesë minutave lojë Odegaard shënoi për epërsinë e parë të “Topçinjëve”, por ishte Cucho ai që barazoi shifrat në minutën e 11’.

Për të shkuar në pushim me një gol epërsi për Arsenalin u përkujdes Saka në minutën e 30-të pas asistimit nga Lacazetta. Në pjesën e dytë Martinelli thelloi epërsinë e mysafirëve në 3-1 në minutën e 52’, por Watfordi shënoi sërish për 3-2 me golin e Sisokos, por kjo ishte gjithçka që ata ia dolën të bënin.

Me këto tre pikë të reja, Arsenali ngjitet në vendin e katër me 48 pikë, një më pak se United në vendi