Pothuajse një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni
BKT
   Ukraina

Pothuajse një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni

Patrulla kufitare polake njoftoi se pothuajse një milion njerëz nga Ukraina kaluan në Poloni, duke ikur nga lufta në Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt.

Shërbimi kufitar polak konfirmoi në një postim në Twitter se ka regjistruar "964.000 që ikën nga Ukraina në Poloni" deri më tani.

Një numër rekord refugjatësh – 129.000 prej tyre kaluan kufirin polako-ukrainas dje, sipas përfaqësuesit të përhershëm të Polonisë në BE.