Giroud: Shpresoj të fitojmë diçka këtë vit
Olivier Giroud ishte lojtari që vendosi sfidën kundër Napolit, duke shënuar golin e fitores, që ngjiti Milanin në krye të renditjes së Serie A.
“Tre pikë që vlejnë shumë, sepse ishte një ndeshje direkte përballë një rivali në luftën për titullin kampion. Nuk ishte vendimtare, por ishte shumë e rëndësishme që të fitonim këtu.
E filluam ndeshjen mirë me energji, vendosmëri në lojën tonë dhe ishim të përqendruar deri në fund. Mendoj që ishte një fitore e merituar”, ka thënë sulmuesi francez për “DAZN”.
“Mundohem të bëj lojën time, përpiqem të jem në vendin e duhur në momentin e duhur. Jam shumë i lumtur. Bëmë një ndeshje të mirë dhe të gjithë lojtarët punuan shumë.
Jemi në garë për titullin, por nuk mund të themi që tani se e fituam, shpresojmë që të fitojmë diçka këtë vit. Jemi ambiciozë. Jam shumë i lumtur për golin dhe tifozët”, ka thënë Giroud.























