Fatlum Gashi fiton çmimin `Ylli i Javës`
BKT
Sport

Fatlum Gashi fiton çmimin `Ylli i Javës`

Futbollisti i Drenicës, Fatlum Gashi është shpallur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Mesfushori i kuqezinjve e fitoi çmimin e javës së 23-të në BKT Superligë, pasi ishte ndër më të dalluarit në fitoren tejet të rëndësishme që skuadra e tij e arriti kundër Dritës, me rezultat 2:1. Ai shënoi eurogol në këtë ndeshje, duke zhbllokuar rezultatin për fitoren e parë pas 5 viteve në përballje me ekipin e Dritës. Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar Drenicës që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë./RTKLive/