VIDEO: Dasmë në kohë lufte në Kiev
BKT
   Ukraina

VIDEO: Dasmë në kohë lufte në Kiev

Ishte një moment i rrallë që u shënua në një pikë kontrolli në Kiev, kur dy rezervistë ukrainas këmbyen unazat e martesës, në praninë e bashkëluftëtarëve të tyre.

“Ne vendosëm të martohemi, sepse po jetojmë në kohëra sfiduese dhe kurrë nuk e di se çka do të ndodhë nesër. Për këtë arsye, më mirë ta bëjmë më herët sesa më vonë”, thanë çifti ukrainas.

Nusja LESIA IVASHCHENKO dhe dhëndrri VALERII FILIMONOV janë bashkë që 20 vjet. Ata kanë së bashku edhe një vazjë 18 vjeçe. Zyratarisht, nuk ishin të martuar deri tani.

“Duhet ta jetojmë momentin. Shumë njerëz flasin për këtë gjë, por shumë pak e zbatojnë këtë rregull. Ne duhet ta jetojmë momentin, të shpresojmë për më mirë. Ne duhet të marrim sa më shumë prej jetës”, thotë për Reuters Lesia Ivashchenko.

“Ne nuk e kemi planifikuar këtë gjë. Nuk kemi ditur asgjë për luftën, edhepse njerëzit flisnin për të. Ne shpresonim se nuk do të ndodhte. Nuk i patëm kushtuar shumë vëmendje. Por tani, dasma më jep kurajo”, tha Filimonov.

Çifti kishin veshur uniformat e ushtrisë në vend të rrobave të dasmës. Të dy janë anëtarë të njësisë së Mbrojtjes territoriale të Ukrainës. Ata këmbyen unazat para bashkëluftëtarve, në një prej bazave ushtarake.

Agjencia e lajmeve Reuters sjell të rekorduar ceremoninë e tyre.